Xi thekson zhvillimin me cilësi të lartë të forcave të armatosura nëpërmjet administrimit me nivel të lartë
2023-07-26 17:30:40

Presidenti dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping theksoi nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të forcave të armatosura nëpërmjet administrimit të nivelit të lartë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Xi i tha këto kur drejtoi të hënën një sesion studimi në grup të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.

Mbledhja u zhvillua në prag të 1 Gushtit, Ditës së Ushtrisë të Kinës. Kjo ditë u caktua për të përkujtuar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA).

Xi kërkoi përpjekje për ndërtimin e një sistemi modern të administrimit të forcave të armatosura, për të ofruar një garanci të fortë për arritjen e objektivave të njëqindvjetorit të krijimit të PLA-së në vitin 2027.

Në sfondin e përparimeve të shpejta në revolucionin shkencor e teknologjik global dhe transformimit të thellë ushtarak, duhet të kuptohet rëndësia e forcimit të administrimit të ushtrisë, theksoi ai.(Zhang Yan/Artan)