CFP
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, zhvilloi një takim me drejtorin e kompanisë nga Singapori “Temasek”, Lim Boon Heng, ku deklaroi se që nga fillimi i vitit, Kina i është përmbajtur parimit të përgjithshëm të ndjekjes së progresit duke garantuar stabilitetin, ka zbatuar me besnikëri filozofinë e re të zhvillimit dhe ekonomia është rikuperuar e transformuar për mirë, shkruan “Xinhua”.
Ai theksoi se Kina pritet të ketë të korra fantastike verore të drithërave.
Sipas He, industria prodhuese e Kinës është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe industria e shërbimeve po rritet relativisht shpejt.
CFP
Ai tha se investimet, konsumi dhe eksporti luajtën rolin e tyre në një mënyrë të koordinuar, ndërsa punësimi dhe çmimet e mallrave kanë qenë përgjithësisht të qëndrueshme dhe po bëhet përparim solid në zhvillimin me cilësi të lartë.
“Zhvillimi ekonomik i Kinës tregoi një vrull të shëndoshë në gjysmën e parë të vitit”,- tha ai.
Duke përshëndetur rritjen e shëndoshë ekonomike të Kinës pavarësisht nga Covid-19, Lim tha se “Temasek” do të vazhdojë t'i përkushtohet tregut kinez. (Irma)
CFP