Bursa e Hong-Kongut fillon Modelin e Sportelit të Dyfishtë HKD-RMB
2023-06-19 21:08:49

foto nga CFP

Ceremonia e nisjes së Modelit të Sportelit të Dyfishtë HKD-RMB më 19 qershor 2023/ foto nga CFP

Bursa e Hong-Kongut (HKEX) nisi të hënën të ashtuquajturin Model i Sportelit të Dyfishtë HKD-RMB, që mbulon letrat me vlerë të listuara si në sportelin e dollarit të Hong-Kongut (HKD), ashtu edhe në atë të RMB-së.

Modeli i ri do t'i lejojë investitorët të ndërkëmbejnë midis letrave me vlerë të listuara në sportelet e HKD-së e të RMB-së dhe t'i tregtojnë ato në të dy monedhat.

Kontingjenti i parë i 24 kompanive në sektorë të ndryshëm po marrin pjesë tani në këtë model, duke përfshirë gjigantët kinezë të teknologjisë “Tencent” e “Alibaba”, prodhuesin e makinave BYD dhe institucionin financiar “Hang Seng Bank”, sipas listës së publikuar nga Bursa e Hong-Kongut.

foto nga CFP

Bursa e Hong-Kongut / foto nga CFP

Ky model i ri do të mbështesë më tej zhvillimin e RMB-së në treg, do të sjellë më shumë fonde dhe do të rritë likuiditetin, tha HKEX-i.

Fillimi i këtij modeli "është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një game të diversifikuar produktesh në RMB në Hong-Kong," tha Eddie Yue, kryeekzekutivi i Autoritetit Monetar të Hong-Kongut (HKMA).

"Nismat do të lehtësojnë përdorimin e RMB-së në tregtimin e aksioneve në Hong-Kong dhe do të zgjerojnë më tej universin e investueshëm të RMB-së, duke forcuar kështu rolin e Hong-Kongut si qendër kryesore e biznesit me RMB jashtë pjesës kontinentale," shtoi Yue.

Modeli i Sportelit të Dyfishtë në tregun e letrave me vlerë të Hong-Kongut u paraqit për herë të parë në dhjetor 2022. (Artan)