Qyteti kinez synon të ndërtojë parkun shkencor të industrive të së ardhmes
2023-06-08 17:46:35

CFP

CFP

Qyteti Nanjing, kryeqendra e provincës Jiangsu në Kinën lindore, synon të ndërtojë një park shkencor për rrjetet dhe industritë e të ardhmes.  

Parku, i fokusuar në fushat e komunikimeve 6G, rrjeteve të reja dhe metamaterialeve të informacionit, do të ndërtohet bashkërisht nga Universiteti Juglindor dhe Zona e Zhvillimit Jiangning, sipas një plani veprimi trevjeçar të publikuar bashkërisht nga qeveria komunale e Nanjing dhe universiteti, citon “Xinhua” autoritetet lokale.  

Parku synon të përfundojë 60 projekte kërkimore që lidhen me teknologjitë bazë, të tërheqë rreth 10.000 talente elitare dhe të prezantojë ose mbështesë 500 ndërmarrje të teknologjisë së lartë deri në vitin 2025. (Elona)