Pekin: Diplomatët kinezë e amerikanë zhvillojnë bisedime "të sinqerta e produktive"
2023-06-06 15:36:29

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Të hënën, zv.ministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu u takua në Pekin me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore e të Paqësorit Daniel Kritenbrink dhe drejtoren e lartë për çështjet kineze në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Sarah Beran.

Po të hënën paradite, drejtori i Departamentit të Çështjeve të Amerikës Veriore e Oqeanisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Yang Tao zhvilloi bisedime me dy diplomatët amerikanë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, të dy palët patën një komunikim "të sinqertë, konstruktiv e produktiv" mbi përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe trajtimin siç duhet të mosmarrëveshjeve dypalëshe, siç është rënë dakord nga liderët e dy të vendeve gjatë takimit në ishullin Bali në nëntor të vitit 2022.

Gjatë bisedimeve, pala kineze shprehu qëndrimin e vet serioz për problemin e Tajvanit. Të dy palët pranuan të ruajnë kontaktet. (Fani)