Xi Jinping-u inspekton punën e kontrollit të shkretëtirëzimit në Mongolinë e Brendshme
2023-06-06 21:30:36

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të hënën e të martën, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në qytetin Bayan Nur të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, duke drejtuar edhe një simpozium për forcimin e parandalimit e të kontrollit të shkretëtirëzimit dhe për nxitjen e veprës ekologjike "Sanbei".

Xi Jinping-u theksoi në simpozium se forcimi i parandalimit e kontrollit të shkretëtirëzimit dhe nxitja e veprës ekologjike "Sanbei" kanë lidhje me sigurinë ekologjike të vendit dhe zhvillimin e kombit kinez. Kjo është një çështje madhore me përfitime edhe për të ardhmen. "Duhet të kapërcejmë vështirësitë dhe të forcojmë më tej ‘perden e gjelbër pyjore’ në Veri të vendit, për të çuar përpara ndërtimin e Kinës së bukur," theksoi Xi Jinping-u.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të hënën pasdite parkun demonstrativ të bujqësisë moderne në bregun jugor të liqenit Wuliangsu në Mongolinë e Brendshme të Kinës, për t’u njohur me gjendjen e krijimit të tokave bujqësore me standard të lartë.

Parku demonstrativ i bujqësisë moderne në bregun jugor të liqenit Wuliangsu funksionon sipas modelit "sipërmarrje + bazë + institut + shërbime sociale". Ai ndahet në 12 zona dhe në të zhvillohet mbjellja e drithërave nëpërmjet teknologjive të mbjelljes së mekanizuar të komanduar nga sistemi i navigacionit "Beidou", të ujitjes së zgjuar, të mbrojtjes së drithërave me dron etj.

Në bazë të zhvillimit bujqësor me prodhim, cilësi e rendiment të lartë, është vënë nën kontroll përdorimi i plehut kimik e i pesticideve. Përdorimi i plehut kimik e i pesticideve për hektar u pakësua 10%, kurse prodhimi u rrit mbi 15%. 

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në fermën pyjore shtetërore "Xinhua" në distriktin Linhe të qytetit Bayan Nur të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës.

Ferma pyjore "Xinhua" u ndërtua në vitin 1960 dhe ka një sipërfaqe 52 mijë mu (rreth 3400 hektarë).

Para ndërtimit të fermës, kjo zonë përbëhej kryesisht nga duna rëre, toka jopjellore dhe toka të kripura, ndërsa problem i stuhive të rërës ishte shumë e rëndë. Për të zgjidhur problemin e shkretëtirëzimit, qeveria kineze zbatoi veprën e pyjeve mbrojtëse "Sanbei", duke mbjellë gjithsej 39 mijë mu (rreth 2 600 hektarë) pyje në këtë zonë. Tani përqindja e mbulimit pyjor në fermën pyjore "Xinhua" arrin në 65 %.

Vepra e pyjeve mbrojtëse "Sanbei" do të thotë krijimi i pyjeve artificiale në Veriperëndim, Veri e Verilindje të Kinës. Kjo është një vepër e madhe ekologjike e nisur në të njëjtën kohë me fillimin e reformës e hapjes me botën e jashtme të Kinës dhe është një projekt tipik në ndërtimin e qytetërimit ekologjik të Kinës.

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në qendrën e vëzhgimit të sasisë së ujit në zonën ujitëse "Hetao" në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës.

Zona ujitëse "Hetao" gjendet në bregun verior të pjesës së Lumit të Verdhë në Mongolinë e Brendshme dhe është një ndër tre zonat ujitëse super të mëdha në Kinë. Tani në këtë zonë është formuar sistemi i plotë ujitës me shtatë 7 shkallë. Sipërfaqja e ujitjes arrin në 11.54 milionë mu (rreth 769 mijë hektarë). Në vitin 2019, zona ujitëse "Hetao" u pranua në listën e trashëgimive botërore të ujitjes.

Mongolia e Brendshme ka shpejtuar modernizimin e zonës ujitëse "Hetao" dhe ka ndërtuar qendrën e vëzhgimit të sasisë së ujit në këtë zonë. Në qendër gjenden muri digjital, qendra e të dhënave të mëdha, tryeza e rërës digjitale dhe sistemi komandues për të forcuar përdorimin shkencor të burimeve ujore në zonë. (Fani)