Kryeministri kinez bën thirrje për forcimin e dialogut e të bashkërendimit me Gjermaninë
2023-06-06 17:03:54

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të hënën, kryeministri kinez Li Qiang u shpreh se Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve e bashkëpunimit me Gjermaninë, duke shtuar që është e rëndësishme që këto dy vende kryesore e me ndikim të respektojnë aspiratën e tyre origjinale për bashkëpunim dhe të forcojnë dialogun e bashkërendimin, për t'i sjellë botës më shumë qëndrueshmëri e siguri.

Li Qiang i tha këto gjatë takimit në Pekin me delegacionin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, të drejtuar nga kryetari i saj Lars Klingbeil.

 "Ne mirëpresim më shumë kompani gjermane të vijnë në Kinë dhe do të vazhdojmë të zgjerojmë hyrjen në treg e të forcojmë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke krijuar një mjedis biznesi të ndërkombëtarizuar, të orientuar nga tregu e të bazuar në ligj," vuri në dukje kryeministri Li.

Nga ana e tij, Lars Klingbeil u shpreh që Gjermania po përgatitet aktivisht për raundin e 7-të të konsultimeve ndërqeveritare midis dy vendeve dhe pret rezultate frytdhënëse.

Ai shtoi se Gjermania e vlerëson Kinën për hapjen e vijueshme me botën e jashtme dhe është e mendimit se "shkëputja" nuk është një mundësi në marrëdhëniet gjermano-kineze. (Fani)