Xi Jinping-u inspekton punën në fermën pyjore "Xinhua" në Mongolinë e Brendshme
2023-06-06 21:32:27

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në fermën pyjore shtetërore "Xinhua" në distriktin Linhe të qytetit Bayan Nur të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës.

Ferma pyjore "Xinhua" u ndërtua në vitin 1960 dhe ka një sipërfaqe 52 mijë mu (rreth 3400 hektarë).

Para ndërtimit të fermës, kjo zonë përbëhej kryesisht nga duna rëre, toka jopjellore dhe toka të kripura, ndërsa problem i stuhive të rërës ishte shumë e rëndë. Për të zgjidhur problemin e shkretëtirëzimit, qeveria kineze zbatoi veprën e pyjeve mbrojtëse "Sanbei", duke mbjellë gjithsej 39 mijë mu (rreth 2 600 hektarë) pyje në këtë zonë. Tani përqindja e mbulimit pyjor në fermën pyjore "Xinhua" arrin në 65 %.

Vepra e pyjeve mbrojtëse "Sanbei" do të thotë krijimi i pyjeve artificiale në Veriperëndim, Veri e Verilindje të Kinës. Kjo është një vepër e madhe ekologjike e nisur në të njëjtën kohë me fillimin e reformës e hapjes me botën e jashtme të Kinës dhe është një projekt tipik në ndërtimin e qytetërimit ekologjik të Kinës. (Fani)