Xi viziton parkun e bujqësisë moderne në Mongolinë e Brendshme
2023-06-06 21:35:45

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të hënën pasdite parkun demonstrativ të bujqësisë moderne në bregun jugor të liqenit Wuliangsu në Mongolinë e Brendshme të Kinës, për t’u njohur me gjendjen e krijimit të tokave bujqësore me standard të lartë.

Parku demonstrativ i bujqësisë moderne në bregun jugor të liqenit Wuliangsu funksionon sipas modelit "sipërmarrje + bazë + institut + shërbime sociale". Ai ndahet në 12 zona dhe në të zhvillohet mbjellja e drithërave nëpërmjet teknologjive të mbjelljes së mekanizuar të komanduar nga sistemi i navigacionit "Beidou", të ujitjes së zgjuar, të mbrojtjes së drithërave me dron etj.

Në bazë të zhvillimit bujqësor me prodhim, cilësi e rendiment të lartë, është vënë nën kontroll përdorimi i plehut kimik e i pesticideve. Përdorimi i plehut kimik e i pesticideve për hektar u pakësua 10%, kurse prodhimi u rrit mbi 15%. (Fani)