Del nga doku anija e parë e madhe turistike e prodhuar nga Kina
2023-06-06 17:20:54

Të martën, anija e parë e madhe turistike kineze "Adora Magic City" doli nga doku në Shangai.

Anija turistike është 323.6 metra e gjatë, ka një tonazh 13.55 mijë tonë dhe mund të mbartë 5 246 udhëtarë.

Kjo anije është projektuar e prodhuar bashkërisht nga Kompania e Zhvillimit të Teknologjisë së Anijeve Turistike pranë Korporatës Kombëtare të Ndërtimit të Anijeve të Kinës (CSSC) dhe Kompania e Ndërtimit të Anijeve "Waigaoqiao" e Shangait dhe planifikohet të dorëzohet brenda këtij viti.

Anija ka gjithsej 2826 kabina, si një qytet modern detar, me objekte jetese e argëtimi, duke përfshirë qendër mjekësor, teatër, palestër e fushë basketbolli. Qendra mjekësore ka pajisje themelore për operacione dhe në të mund të bëhet mjekimi urgjent.

Edhe Wi-Fi6 dhe rrjeti i lëvizshëm 5G mund të përdoren në anije.

Anija "Adora Magic City" do të përdoret në linjat e lundrimit nga Shangai deri në Japoni e në Azinë juglindore. Në të ardhmen ka mundësi të hapen linja të mesme e të gjata në destinacionet përgjatë Rrugës Detare të Mëndafshit. (Fani)