Inovacioni teknologjik kinez ndihmon në trajtimin e ndotjes plastike
2023-06-05 21:24:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

5 qershori është Dita Botërore e Mjedisit, e caktuar në vitin 1973 nga OKB-ja për të forcuar ndërgjegjësimin global dhe për të marrë masa për mbrojtjen e mjedisit.

Tema kryesore e kësaj dite sivjet, "Të mposhtim ndotjen plastike", thekson nevojën për zgjidhjen e problemit të ndotjes plastike. Programi i Mjedisit i OKB-së vlerëson se çdo vit prodhohen 400 milionë tonë produkte plastike, më pak se 10 % ndër të cilat riciklohen. Rreth 19 deri 23 milionë tonë plastikë ndot liqenet, lumenjtë e detet.

Ndotja plastike po bëhet një problem urgjent dhe Kina ka marrë masa për ta zgjidhur atë nëpërmjet risive teknologjike. Qeveria i ka dhënë përparësi riciklimit të mbetjeve plastike, për të zhvilluar ekonominë qarkulluese për plastikën.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Riciklimit të Plastikës pranë Shoqatës së Riciklimit të Burimeve të Kinës Wang Yonggang u shpreh se Kina ka krijuar një sistem të gjithanshëm të riciklimit të plastikës, duke përfshirë pika riciklimi, qendra kategorizimi, fabrika përpunimi etj.

Në vitin 2021, Kina ricikloi rreth 19 milionë tonë mbetje plastike, duke arritur një normë riciklimi 31 %, afro 1.74 herë më shumë se niveli mesatar global atë vit. Kapacitetet ricikluese të Kinës zënë rreth 70 % të vëllimit të përgjithshëm të botës. (Fani)