Kina synon forcimin e arsimit shkencor në shkollat fillore dhe të mesme
2023-05-31 16:08:13

Foto nga VCG

Ministria e Arsimit bëri të ditur se Kina planifikon të forcojë arsimin shkencor në shkollat fillore dhe të mesme dhe do të sigurojë një sistem më të shëndoshë në tre deri në pesë vjet. 

Në një dokument udhëzues të publikuar nga ministria, cituar nga “Xinhua”, thuhet se duhet të ketë përmirësime të dukshme si në cilësinë e edukimit shkencor ashtu edhe në shkrim-leximin shkencor të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.  

Në dokument theksohet se duhet të bëhen përpjekje për të siguruar që nxënësit të kenë plan-programe të plota shkencore, akses në kurse të mjaftueshme dhe arsim cilësor shkencor.  

Dokumenti bën thirrje për përmirësimin e standardeve të lëndëve shkencore dhe teksteve shkollore dhe thekson rëndësinë e eksperimenteve në mësimdhënien e shkencës. Po ashtu theksohet se autoritetet duhet të krijojnë platforma për të identifikuar talentet e reja në fushën e shkencës dhe t'i udhëzojnë që t'i përkushtohen shkencës dhe kërkimit.  

Ai përfshin gjithashtu udhëzime për partneritete me institucionet shkencore për të këshilluar në shkolla, hartimin e provimeve dhe testeve shkencore, si dhe personelin e asistentëve laboratorikë dhe studiuesve të kurrikulës së shkencës në shkollat fillore dhe të mesme. (Elona)