Misioni i tretë i Indisë në Hënë do të nisë në korrik
2023-05-31 16:10:42

Misioni i dytë në Hënë i Indisë (Foto nga VCG)

Misioni i tretë në Hënë i Indisë, “Chandrayaan-3”, do të nisë në korrik të këtij viti. Lajmi u dha nga kryetari i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor, pas lëshimit të suksesshëm të satelitit të navigimit të gjeneratës së dytë NSV-01 nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota, jashtë bregut të Gjirit të Bengalit në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh, bën të ditur “Xinhua”.

Në shkurt të këtij viti, “Chandrayaan-3” iu nënshtrua me sukses një testi kyç që siguron funksionalitetin e nënsistemeve satelitore në mjedisin hapësinor dhe përputhshmërinë e tyre me nivelet e pritshme elektromagnetike.

Në vitin 2021, ministri i ri federal i Indisë për Departamentin e Hapësirës, Jitendra Singh, tha se përparimi i realizimit të “Chandrayaan-3” ishte penguar për shkak të pandemisë. (Elona)