Situatë e qetë në Kosovë, nis grumbullimi i protestuesve, KFOR vendos tela me gjemba
2023-05-31 19:41:38

CFP

CFP

Situata në veri të Kosovës është paraqitur e qetë gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të mërkure (31 maj).

Një grup i vogël qytetarët ka qëndruar gjatë gjithë natës para objektit të Komunës së Leposaviqit, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur grumbullimi i qytetarëve para komunës së Zveçanit.

Nga ana tjetër, edhe njësitë speciale të Kosovës janë pozicionuara para ndërtesës së kësaj komune, ndërsa pjesëtarët e KFOR kanë vendosur tela me gjemba.

Të tjerë trupa shtesë do të dislokohen në Kosovë. Një ditë më parë (30 maj), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri me dije se NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në përbërje të KFOR-it.

CFP

CFP

Situata në veri të Kosovës u agravua ditën e hënë (29 maj) ku në përleshjet midis trupave të NATO-s dhe demonstruesve serbë mbetën të plagosur 25 ushtarë të KFOR-it.

Protestat në veri të Kosovës, nisën fill pas zgjedhjes së 3 kryetarëve të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

/rtsh.al/