Franca kërkon uljen e tensioneve në Kosovë
2023-05-30 19:22:29

foto/VCG

foto/VCG

Franca dënon me vendosmërinë më të madhe dhunën në veri të Kosovës, ku u plagosën rreth 30 pjesëtarë të forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), sipas një komunikate për media nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it… dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për të ulur tensionet”, nënvizon zëdhënësja e Quai d’Orsay, Anne-Claire Legendre.

”Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve, me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë”, shton ajo, duke theksuar se ”kjo është një çështje e sigurisë evropiane”.

Ditët e fundit, situata ka qenë shumë e tensionuar në veri të Kosovës, ku shumë pjesëtarë të komunitetit shumicë serb në katër qytete të këtij rajoni, nuk e njohin autoritetin e Prishtinës.