Xi Jinping thekson përpjekjet e përshpejtuara për të ndërtuar një vend lider në arsim
2023-05-30 18:44:26

foto/VCG

foto/VCG

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, theksoi në një sesion studimi të hënën përpjekjet e përshpejtuara për ta bërë Kinën një vend lider në arsim.

Xi bëri thirrje për përshpejtimin e modernizimit të sektorit të arsimit për të ofruar mbështetje të fortë për avancimin e përtëritjes së kombit kinez në të gjitha fushat.

Kina ka krijuar sistemin më të madh arsimor në botë dhe i është bashkuar radhëve të vendeve të nivelit të lartë të mesëm për sa i përket nivelit të përgjithshëm të modernizimit në arsim, tha presidenti Xi, duke vënë në dukje se Kina renditet e 23-ta në një indeks global të arsimit, me 26 pika më lart nga 2012.

Ai tha se qëllimi i ndërtimit të një vendi lider në arsim është kultivimi i brezave të individëve të talentuar dhe të aftë për të përballuar detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme në procesin e modernizimit socialist.

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti Xi Jinping theksoi përshpejtimin e ndërtimit të një sistemi arsimor me cilësi të lartë.

foto/VCG

foto/VCG

Për arsimin bazë, ai bëri thirrje për promovimin e cilësisë së lartë, të zhvillimit të ekuilibruar dhe integrimit urban-rural të arsimit të detyrueshëm. Xi theksoi përpjekjet për të promovuar arsimin dixhital në përpjekje për të rritur aksesin e publikut në burimet arsimore me cilësi të lartë dhe për të modernizuar arsimin.  (Fang Xiaoyu/Eda)