Forumi në Pekin ndan vizionin për pikun e karbonit dhe zgjidhjeve të asnjëanësimit
2023-05-29 17:22:12

foto/VCG

foto/VCG

Forumi i dytë i Pikut dhe Asnjëanësimit të Karbonit u mbajt në Pekin të shtunën si pjesë e Forumit “Zhongguancun” 2023, duke mbledhur 12 akademikë dhe ekspertë të rëndësishëm nga e gjithë bota për të bashkërenduar vizionet e thelluara mbi inovacionin në teknologjitë kyçe energjetike në ndjekjen e rritjes së gjelbër me emetim të ulët karboni.

Forumi u karakterizua nga diskutime të thelluara mbi strategjinë e zhvillimit të energjisë, energjinë e avancuar bërthamore, sistemet e reja energjetike, energjinë e rinovueshme dhe ruajtjen e saj, duke theksuar shkëmbimin ndërdisiplinor të ideve dhe kompetencave ndërmjet institucioneve shkencore, universiteteve, ndërmarrjeve të këtij sektori dhe aktorëve të tjerë novatorë për të zhvilluar bashkërisht inovacionin dhe përshpejtuar industrializimin e teknologjive të gjelbra dhe me emetim të ulët karboni.

foto/VCG

foto/VCG

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime shteruese në përafrimin e përpjekjeve të përbashkëta globale në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke afirmuar angazhimin e pandërprerë të Kinës për asnjëanësimin e karbonit dhe përpjekjet në ndjekjen e inovacionit energjetik të gjelbër dhe me emetim të ulët karboni.

Akademiku nga Akademia kineze e Shkencave Zhan Wenlong nënvizoi rëndësinë e energjisë bërthamore në arritjen e asnjëanësimit të karbonit deri në vitin 2060. "Kur të arrijmë asnjëanësimin e karbonit përpara vitit 2060, energjia bërthamore do të sigurojë kryesisht energji për energjinë bazë në rrjetin e energjisë." - tha Zhan. "Tani, energjia bazë është kryesisht nga qymyri, por ajo do të zëvendësohet nga ajo bërthamore pasi qymyri lëshon shumë dioksid karboni. Energjia bërthamore është bërë relativisht e pjekur dhe ekonomikisht e qëndrueshme."

foto/VCG

foto/VCG

Sekretari i Partisë në Institutin e Inxhinierisë së Procesit në Akademinë kineze të Shkencave, Zhu Qingshan eksploroi rrugën e zhvillimit të karbonit ultra të ulët në industrinë e çelikut, e cila është emetuesi më i madh i karbonit në procesin industrial pas energjisë. Zhvillimi i karbonit ultra të ulët në industrinë e çelikut është i një rëndësie të madhe për Kinën për të arritur asnjëanësimin e karbonit." - tha Zhu.

Arritjet e teknologjisë për emetimin e ulët të karbonit në Kinë po rriten me përmasa të mëdha, me një seri inovacionesh teknologjike të domosdoshme, udhërrëfyese dhe të gjelbra që po marrin formë.  (Fang Xiaoyu/Laçi)