Sektori i sigurimeve në Kinë ruajti aftësi paguese të mjaftueshme në tremujorin e parë
2023-05-29 11:54:03

Foto nga VCG

Sektori i sigurimeve në Kinë ka ruajtur funksionimin e qëndrueshëm dhe aftësinë paguese adekuate në tremujorin e parë të vitit, njoftoi rregullatori financiar i vendit, citon “Xinhua”.

Raporti gjithëpërfshirës i aftësisë paguese i 185 siguruesve, i shqyrtuar në një takim rregullator, ishte 190.3 për qind deri në fund të marsit dhe raporti mesatar i aftësisë paguese të tyre ishte 125.7 për qind, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Rregullatorit Financiar.

Sipas administratës, sektori pati një zhvillim më të mirë nga sa pritej dhe raporti i aftësisë paguese mbeti brenda një intervali të përshtatshëm në tremujorin e parë të vitit.

Konkretisht, raportet mesatare gjithëpërfshirëse të aftësisë paguese të shoqërive të sigurimit të pasurisë, shoqërive të sigurimit të jetës dhe shoqërive të risigurimit ishin përkatësisht 227.1 për qind, 180.9 për qind dhe 277.7 për qind.

Raporti i aftësisë paguese është një tregues kyç i aftësisë së një siguruesi për të përmbushur borxhin e tij dhe detyrimet e tjera. (Fatosi)