Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia, në vemendje të forumit në “South Outdoor Festival” në Borsh
2023-05-29 12:04:21

Foto nga VCG

Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia ishin ndër tematikat kryesore të forumit të organizuar nga 25-28 maj në “South Outdoor Festival” në Borsh, shkruan “ATSH”.

Ai u organizua nga “GIZ” në Shqipëri dhe Ambasada Gjermane nëTiranë, në kuadër të 35-vjetorit të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim.

Me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, turistët vendas dhe të huaj e kthyen jugun e Shqipërisë në një arenë festimesh e argëtimesh.

“South Outdoor Festival” në Borsh këtë verë ofroi për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore.

Gjithashtu u ofruan mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, si dhe koncerte dhe festat nën tingujt e artistëve, me dixhej vendas e ndërkombëtarë. (Fatosi)