Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime u rrit me 7 për qind në prill
2023-05-28 12:04:32

Foto nga VCG

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime u rrit me 7 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar në gati 3.67 trilionë juanë (afro 533 miliardë dollarë amerikanë), treguan të dhënat zyrtare.

Ajo regjistroi një tepricë prej 276.1 miliardë juanë në prill, 3 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas Administratës Shtetërore të Shkëmbimeve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Suficiti në tregtinë e mallrave arriti në 392.3 miliardë juanë, niveli më i lartë mujor në vitin 2023, treguan të dhënat. (Irma)