Në Samitin e Investimeve në Pekin u nënshkruan projekte me vlerë 60.8 miliardë juanë
2023-05-28 12:16:01

Foto nga VCG

Në Samitin e Investimeve në Pekin u nënshkruan marrëveshje për 39 projekte të mëdha, me një vlerë totale prej mbi 60.8 miliardë juanë (rreth 8.59 miliardë dollarë amerikanë).

Samiti me temë “Investoni në Pekin, fitoni të ardhmen”, është pjesë e Forumit Zhongguancun 2023. Ai synon të shfaqë avantazhet e reja të zhvillimit të kryeqytetit kinez dhe të ndajë mundësi të reja rritjeje me botën, citon “Xinhua”.

Samiti tërhoqi më shumë se 600 persona nga ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet e investimeve.

Në samit u njoftuan rreth 52 projekte investimi, që përfshijnë financimin e ndërmarrjeve, bashkëpunimin e parkut, bashkëpunimin e ndërtimit dhe financimin e tokës, me një investim total prej 143.4 miliardë juanë.

Në samit u publikuan gjithashtu një sërë politikash mbështetëse për të nxitur zhvillimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Pekin, duke përfshirë masa për të përmirësuar nivelin e lehtësimit të kërkimit dhe zhvillimit dhe për të rritur futjen e qendrave të huaja të kërkimit dhe zhvillimit, për të lehtësuar zhvillimin cilësor të këtyre qendrave. (Irma)