Kina zbulon planin për zhvillimin e rajonit Pekin-Tianjin-Hebei
2023-05-25 11:57:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Kina ka prezantuar një plan për zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Plani, i publikuar së bashku nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT), Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe autoritetet lokale të Pekinit, Tianjin dhe Hebei, parashikon që niveli i zhvillimit të koordinuar industrial të rajonit të jetë përmirësuar ndjeshëm deri në vitin 2025, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitet e fundit, zhvillimi i koordinuar industrial i rajonit ka arritur rezultate historike dhe struktura industriale e rajonit është optimizuar vazhdimisht, sipas MIIT.

Që nga fundi i vitit 2022, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei ka kultivuar mbi 1100 firma gjigante të vogla, elita të reja të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që specializohen në një treg të veçantë, që përbëjnë 12 për qind të totalit të vendit.

“Duhet të bëhet përparim solid në zhvillimin e industrive të nivelit të lartë, të zgjuar dhe të gjelbër në rajon, duke nxitur ndërmarrjet cilësore”, bëri të ditur MIIT.

Ministria njoftoi se do të forcohen masat për të përmirësuar mjedisin e biznesit në rajon, për të forcuar koordinimin e faktorëve të ndryshëm, për të optimizuar mekanizmin e koordinimit të rajonit dhe për të siguruar punën e monitorimit dhe vlerësimit. (Elona)