Kryeministrja italiane viziton zonat e përmbytura dhe premton mbështetje
2023-05-24 15:04:58

Foto nga VCG

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi rajonin Emilia-Romagna, të shkatërruar nga përmbytjet më të rënda që kanë goditur Italinë në një shekull. Rajoni veri-qendror i Italisë u godit nga reshje të dendura shiu javën e kaluar, duke lënë të paktën 14 të vdekur. Më shumë se 36.000 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre, citon “Xinhua” mediat vendase.

Në vizitën e saj në zonë, Meloni tha se dëmi në rajon ishte i pallogaritshëm dhe premtoi mbështetje për rimëkëmbjen. Meloni u largua herët nga samiti i G7-s në Japoni për të vizituar zonat e dëmtuara.

Italia ka vuajtur nga ndikimi i valëve të ndryshme të motit për një vit e gjysmë, me një periudhë të thatë gjatë dimrit 2021-2022 duke i lënë vendin thatësirës rekord dhe temperaturave të larta verën e kaluar, që çuan në dhjetëra vdekje dhe ulën prodhimin bujqësor kombëtar me një të tretën. (Elona)