Xi Jinping-u takohet me kryeministrin rus Mikhail Mishustin në Pekin
2023-05-24 21:18:37

Xinhua

Xinhua

Të mërkurën pasdite, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, presidenti kinez Xi Jinping u takua me  kryeministrin rus Mikhail Mishustin, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se në mars të këtij viti, ai bëri një vizitë të suksesshme shtetërore në Rusi dhe hartoi planin e bashkëpunimit e të zhvillimit të marrëdhënieve kino-ruse në fusha të ndryshme me presidentin rus Vladimir Putin. Forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve kino-ruse është dëshira e të dy popujve dhe përputhet me prirjen e kohës.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi më tej se pala kineze e gatshme që të vazhdojë së bashku me palën ruse mbështetjen e ndërsjellë në problemet me interes thelbësor për të dy vendet dhe forcimin e bashkëpunimit në mekanizmat shumëpalësh, si OKB-ja, Organizata e Bashkëpunimit e Shangait, vendet e BRICS-it, G20 etj. Të dy palët do të vazhdojnë përdorimin e potencialeve të tyre, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar e të investimeve, përmirësimin e mekanizmave dhe sistemeve të bashkëpunimit dypalësh, forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit energjetik etj.

Xinhua

Xinhua

Nga ana e tij, Mikhail Mishustin u shpreh se vizita shtetërore historike e presidentit kinez Xi Jinping në mars të këtij viti në Rusi ishte shumë e suksesshme, duke hapur epokën e re të marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ruso-kinez. Pala ruse dëshiron të zbatojë me seriozitet konsensusin e rëndësishëm të arritur mes krerëve të të dy vendeve e të shfrytëzojë plotësisht mekanizmat përkatës të bashkëpunimit dhe takimet e rregullta të kryeministrave të dy vendeve, për të thelluar bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme. (Xu Guang)