Kina përgatit lëshimin e anijes kozmike me astronautë "Shenzhou-16"
2023-05-23 14:53:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës bëri të ditur që të martën anija kozmike me astronautë "Shenzhou-16" dhe raketa mbartëse "Marshimi i Madh-2F" janë transferuar për në vendin e nisjes në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve të Jiuquan-it të Kinës Veriperëndimore.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zv.drejtori i Qendrës së Lëshimit të Satelitëve të Jiuquan-it, Wang Xuewu, bëri të ditur që, për të siguruar gjendjen e qëndrueshme të raketës, i gjithë procesi, si montimi, testimi dhe transportimi, është kryer vertikalisht.

 

Wang i tha CMG-së që qendra e Jiuquan-it ka bërë përgatitje të plota për të garantuar suksesin e misionit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 10 maj Kina lëshoi anijen kozmike "Tianzhou-6", që transportoi furnizime për ekuipazhin e anijes kozmike "Shenzhou-16" në stacionin hapësinor.

 

Misioni tjetër do të jetë "Shenzhou-17", që planifikohet të zhvillohet në tetor. (Jiang Lei)