Prodhimi i gazit natyror në Kinë u rrit me 7 për qind në prill
2023-05-23 10:14:20

Foto nga VCG

Prodhimi i gazit natyror në Kinë regjistroi rritje më të shpejtë në prill, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi 18.9 miliardë metra kub gaz natyror gjatë kësaj periudhe, 7 për qind më shumë se një vit më parë. Norma e rritjes ishte 3 pikë përqindje më e lartë se ajo e muajit mars.

Vendi importoi 8.98 milionë tonë gaz natyror gjatë së njëjtës periudhë, me 11 për qind më shumë nga viti në vit.

Nga janari në prill, prodhimi i gazit natyror të Kinës u rrit 4.8 për qind në bazë vjetore në 78.3 miliardë metra kub. (Fatosi)