Shefi i IAEA pret një bashkëpunim më të gjerë dhe më të thellë bërthamor me Kinën
2023-05-21 21:19:20

Rafael Grossi (Foto Xinhua)

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi (Foto Xinhua)

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, përshëndeti industrinë e energjisë bërthamore në rritje të shpejtë të Kinës dhe shprehu besimin për të forcuar bashkëpunimin bërthamor midis agjencisë dhe Kinës.

Gjatë një interviste për “Xinhua”, Grossi tha se vizita e tij në Kinë në fund të majit është e shumëpritur, pasi vendi është një nga partnerët më të rëndësishëm të IAEA-së dhe një lider botëror në çdo aspekt, veçanërisht në çështjet bërthamore.

Udhëtimi i tij në Kinë përfshin vizitat në disa nga objektet kritike bërthamore të Kinës.

Sipas tij, Kina ka zgjeruar sektorin e energjisë bërthamore me një ritëm eksponencial, si pjesë e lëvizjes së vendit ndaj dekarbonizimit dhe tranzicionit të energjisë. Përveç kësaj, tha ai, Kina ka eksportuar teknologjitë e saj bërthamore të klasit botëror në vende të tjera, për të promovuar përdorimin paqësor të energjisë bërthamore në mbarë botën.

Grossi theksoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis agjencisë dhe Kinës në fusha të tilla si zhvillimi i energjisë bërthamore, aplikimi i teknologjisë bërthamore, mjekësia bërthamore dhe mospërhapja.

Duke vënë në dukje se ndërsa interesi dhe kërkesa globale për energjinë bërthamore po rritet, ai priste që bashkëpunimi i IAEA me Kinën, një ofrues i madh teknologjie, të bëhej më i gjerë, më i thellë.

Ai përshëndeti mbështetjen e Kinës për punën e IAEA-së, duke shtuar se ekipi i tij shkëmben rregullisht informacione dhe merr këshilla nga ekspertët kinezë.

Në shkurt, Kina publikoi një letër ku shprehet pozicioni i saj për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë, duke thënë se ajo kundërshton sulmet e armatosura kundër termocentraleve bërthamore ose objekteve të tjera bërthamore paqësore dhe mbështet IAEA-në në luajtjen e një roli konstruktiv në promovimin e sigurisë dhe sigurisë së këtyre objekteve. (Irma)