I dërguari special i Kinës për Çështjet e Euroazisë do të vizitojë selinë e BE-së
2023-05-20 16:21:20

foto nga

Përfaqësuesi special i qeverisë kineze për Çështjet Euroaziatike, Li Hui u takua me zv/ministrin e Jashtëm të Polonisë në Varshavë më 19 maj 2023/ foto nga MPJ

Përfaqësuesi special i qeverisë kineze për Çështjet Euroaziatike, Li Hui, do të vizitojë selinë e BE-së, njoftoi të premten Ministria e Jashtme e Kinës, pa specifikuar datën e udhëtimit, citon “CGTN”.

“Kina do të vazhdojë të promovojë bisedimet për paqen dhe të japë kontributin e saj në promovimin e zgjidhjes politike të krizës ukrainase”,- deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, në një konferencë shtypi. (Irma)