Borxhi publik i Italisë kalon 3 trilionë dollarë për herë të parë
2023-05-18 17:42:39

Stende me fruta ne Itali (Foto Xinhua)

Stende me fruta ne Itali (Foto Xinhua)

Borxhi publik i Italisë u rrit mbi 3 trilionë dollarë amerikanë në periudhën e fundit të raportimit, sipas të dhënave të publikuara gjatë kësaj jave.

Banka e Italisë njoftoi se borxhi i qeverisë ishte 2.790 trilionë euro (3.022 trilionë dollarë) në mars, nga 2.762 trilionë euro (2.992 trilionë dollarë) në muajin e kaluar.

Marsi ishte muaji i tretë radhazi që borxhi publik i vendit u rrit dhe është hera e parë që kjo shifër kalon 3 trilionë dollarë, shkruan “Xinhua”.

Pavarësisht rritjes së borxhit publik, raporti i borxhit të Italisë ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) ka rënë qëkur arriti një nivel historik prej rreth 155 për qind të PBB-së gjatë pikut të pandemisë Covid në 2020. Ekonomia italiane më pas është rritur dhe raporti i borxhit ndaj PBB-së ka rënë në 144 për qind.

Megjithatë, kjo ende e bën Italinë një nga vendet me borxhe të larta në botë.

Banka e Italisë bëri të ditur se faktori kryesor që çon në rritjen e borxhit të qeverisë ishte rritja e kërkesës për huamarrje të sektorit publik, ekuivalente me 31.3 miliardë euro (33.9 miliardë dollarë). (Irma)