Kina do të promovojë aplikimin në shkallë të gjerë të 5G dhe internetit industrial
2023-05-18 18:24:54

Kina do të promovojë aplikimin në shkallë të gjerë të 5G dhe internetit industrial, si dhe do të planifikojë për industritë e ardhshme si 6G, informacioni kuantik dhe inteligjenca e ngjashme me trurin, deklaroi zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Zhang Yunming, në një takim të Shoqërisë Botërore të Telekomunikacionit dhe Informacionit, në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui në Kinën lindore, citon “Xinhua”.

Sipas tij, aplikimi inovativ i 5G dhe internetit industrial ka avantazhe unike në përmirësimin e efikasitetit të shpërndarjes së burimeve dhe lehtësimin e qarkullimit ekonomik brenda dhe jashtë vendit.

Ai theksoi se gjenerata e ardhshme e teknologjive të informacionit dhe komunikimit është bërë një motor i rëndësishëm për zhvillimin me cilësi të lartë të vendit.

“Ne do të thellojmë integrimin e 5G dhe internetit industrial për të mbështetur zhvillimin e industrisë së prodhimit të nivelit të lartë, inteligjent dhe të gjelbër”,- tha Zhang.

Tema e Ditës Botërore të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit të këtij viti është “Fuqizimi i vendeve më pak të zhvilluara përmes teknologjive të informacionit dhe komunikimit”. (Irma)