Ish-kryeministrja e Rumanisë: Bashkëpunimi kino-rumun do të thellohet më tej
2023-05-18 16:27:29

 Ish-kryeministrja  rumune Viorica Dăncilă mbajti një fjalim në forumin e Kryetarëve të Bashkive Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Të mërkurën u hap në qytetin Ningbo Forumi i Kryetarëve të Bashkive Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ish-kryeministrja  rumune Viorica Dăncilă mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajti një fjalim në këtë forum, duke dhënë edhe një intervistë të posaçme për gazetarin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Gjatë intervistës, znj. Dăncilă vlerësoi lart rezultatet e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Ajo është e mendimit se, si vend mik i vjetër i Kinës, Rumania duhet të vazhdojë zhvillimin e bashkëpunimit dhe dialogut me Kinën.

 Ish-kryeministrja  rumune Viorica Dăncilă në intervistë të posaçme për gazetarin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG)

Ish-kryeministrja përmendi veçanërisht projektin paqësor të Kinës mbi zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës. Ajo e vlerësoi lart këtë projekt, duke thënë që "Kina është vendi i parë që flet për paqen dhe kjo është shumë e rëndësishme në kohën aktuale."(Xu Guang)