E ardhmja e librit print përballë librit elektronik
2023-05-17 09:08:51

Rëndësia e librit në jetën tonë është e dimensioneve të pamatshme. Kohët e fundit libri na vjen në forma të ndryshme dhe konkretisht në versionin print dhe atë elektronik. Por si po përballen libraritë në kushte të tilla ndryshimi dhe evoluimi të teknologjisë?

Ka shumë lexues që i qëndrojnë besnik leximit të librit fizik, për shumë arsye ata vijojnë të frekuentojnë libraritë.

A ka kërkesa për librin elektronik në një nga libraritë më të mëdha të Tiranës?

Përballë dy formave që librin mund ta gjejmë, arrijmë të bëjmë një krahasim dhe vlerësim. 

Si mund të jetë e ardhmja e librit? Në cilat forma mund të jetë më e preferuar? Ne jemi përballë një realiteti dhe e ardhmja mund të rezervojë ndryshime të mëdha teknologjike edhe në aspektin e librit, por sipas Sinanit që është pjesë e stafit të librarisë Adrion libri fizik mbetet dhuratë e pakrahasueshme.