Maturantë krijojnë lodra për fëmijë me aftësi ndryshe
2023-05-17 09:09:24

Maturantët e shkollës TES kanë marrë një nismë të veçantë dhe si pjesë e modulit mësimor, të krijojnë lodra për fëmijë me aftësi ndryshe.

Që këto lodrave të jenë sa më të vlefshme, të rinjtë janë konsultuar me ekspertë të fushës së logopedisë dhe psikologjisë.

Këto lodra maturantët do t’jua dhurojnë fëmijëve me aftësi ndryshe dhe një pjesë prej tyre që do t’i shesin, të ardhurat të shkojnë për bamirësi.