Eksportet e automjeteve në Kinë vazhduan rritjen e fuqishme në periudhën janar-prill
2023-05-17 16:41:49

CFP

CFP

Eksportet e automjeteve në Kinë ruajtën trendin e rritjes së fortë në katër muajt e parë të vitit.

Gjatë periudhe u eksportuan rreth 1.37 milionë automjetesh, me një rritje prej 89.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë, citon “Xinhua”.

Eksportet e automjeteve të pasagjerëve u rritën me 110 për qind në bazë vjetore në 1.14 milionë njësi, ndërsa eksportet e automjeteve komerciale u rritën me 31.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 228.000 njësi.

CFP

CFP

Sipas të dhënave, në periudhën janar-prill, eksportet e automjeteve me energji të re gjithashtu u rritën me 170 për qind në bazë vjetore në 348.000 njësi. (Irma)

CFP

CFP

CFP

CFP