Lobi tregtar kenian përshëndet ekspozitën Kinë-Afrikë si një platformë për të nxitur rritjen
2023-05-17 16:33:54

Bashkepunimi tregtar Kenia-Kine (Foto Xinhua)

Bashkepunimi tregtar Kenia-Kine (Foto Xinhua)

Ekspozita e tretë Ekonomike dhe Tregtare Kinë-Afrikë paraqet një platformë për tërheqjen e investimeve dhe shkëmbimin e njohurive që mund të stimulojnë rritjen e Afrikës, deklaroi Patrick Nyangweso, shefi ekzekutiv i Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë në Kenia (KNCCI), një lob tregtar.

Ai tha se ekspozita është e rëndësishme për ekonomitë afrikane mes kërkimit për tregje të reja, flukse kapitali dhe inovacione nga Kina, për të rigjallëruar sektorët kryesorë si prodhimi, agropërpunimi dhe ekonomia digjitale, citon “Xinhua”.

Edicioni i tretë i ekspozitës, nën temën “Zhvillimi i përbashkët për një të ardhme të përbashkët”, do të zhvillohet nga 29 qershori deri më 2 korrik në provincën Hunan të Kinës qendrore. Startuar për herë të parë në vitin 2019, ajo është një platformë kryesore për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve afrikane.

“Ekspoja do të jetë një mundësi për ne që të mësojmë rreth zhvillimit të produkteve”,- tha Nyangweso.

Sipas tij, ekspozita do të jetë një mundësi për sipërmarrësit kenianë që të lidhen me homologët e tyre kinezë dhe të shkëmbejnë idetë dhe praktikat më të mira që janë thelbësore për të nxitur rritjen e start-up-eve lokale.

Nyangweso, i cili do të udhëheqë një grup sipërmarrësish kenianë në ekspozitë, tha se vendet afrikane do të fitojnë njohuri për krijimin e parqeve industriale, industrive të shtëpive dhe paketimit të produkteve për të përmbushur standardet ndërkombëtare. (Irma)