MPJ: 100 mijë vizitorë priten në Ekspozitën e 3-të Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
2023-05-16 20:19:02

Foto nga VCG

Ekspozita e tretë Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) u hap të martën në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi po atë ditë se kjo ekspozitë është një nga platformat më të rëndësishme të mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë - Vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Deri tani, kjo ekspozitë ka tërhequr mbi 3 000 ndërmarrje, 30 % më shumë se herën e kaluar, mbi 400 prej të cilave nga vendet e EQL-së. Parashikohet se 100 mijë veta do të marrin pjesë në këtë ekspozitë.

Wang tha gjithashtu se, gjatë ekspozitës, një sërë aktivitetesh të rëndësishme institucionale në fusha të ndryshme në kuadër të mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si mbledhja e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Dialogu i Bashkëpunimit të Inspektimit Doganor dhe Karantinës, do të mbahen njëkohësisht për të ndihmuar në nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në një mënyrë të gjithanshme. Kina dëshiron të ndajë dividentin e zhvillimit të vet me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të promovojë më shumë rezultate praktike të bashkëpunimit dhe të arrijë përfitime të ndërsjella.

Zëdhënësi i uroi sukses të plotë kësaj ekspozite. (Çang Çuo)