Tianjin ndërton një industri të fortë të hapësirës ajrore
2023-05-16 16:25:45

CFP

CFP

Rrethi Dongli i komunës Tianjin po ndërton gradualisht një sistem të industrisë së hapësirës ajrore, shkruan “China Daily”.

Duke integruar kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen dhe shërbimin, ai ka formuar dy zinxhirë industrie në prodhim dhe shërbime teknike, si dhe 27 ndërmarrje të prodhimit të hapësirës ajrore.

Industria e hapësirës ajrore vazhdon të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë në ekonominë e rajonit.

Si një industri strategjike në zhvillim, industria e hapësirës ajrore është formuar në një model prej disa nënzinxhirësh.

Bëhet fjalë për avionë, helikopterë, drone, mjete lëshimi, satelitë dhe anije kozmike super të mëdha. (Fatosi)