Prodhimi i baterive të energjisë dhe kapaciteti i instaluar i Kinës shënoi rritje në prill
2023-05-15 10:35:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi i baterive të energjisë dhe kapaciteti i instaluar i Kinës patën rritje të shpejtë në prill, tregojnë të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Prodhimi i baterive të energjisë ishte 47 gigavat orë muajin e kaluar, me një rritje prej 38.7 për qind në bazë vjetore, ndërsa kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë arriti në 25.1 gigavat orë, duke u rritur me 89.4 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur Aleanca e Inovacionit të Baterive të Automobilave në Kinë.

Në katër muajt e parë të vitit, prodhimi i baterive të energjisë në Kinë u rrit 28.7 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, ndërsa kapaciteti i instaluar i baterive u rrit me 41 për qind. (Fatosi)