Shqipëria voton për zgjedhjet vendore
2023-05-14 13:06:42

Zgjedhjet ne Shqiperi (Foto AA.tr)

Zgjedhjet ne Shqiperi (Foto AA.tr)

Qytetarët shqiptarë janë thirrur në kutitë e votimit për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet vendore.

Përmes votës së tyre votuesit shqiptarë do të vendosin se kush do t'i drejtojë 61 bashkitë e vendit dhe 3222 anëtarët e këshillave bashkiake.

Në garë janë 145 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 23.646 kandidatë për këshilltarë bashkiakë. Në rang vendi janë gjithsej 5211 qendra votimi, raporton “RTSH”.

Për herë të parë, në bashkitë Elbasan, Kamzë dhe Vorë do të zbatohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Një mision prej 324 vëzhguesish ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të vëzhgojë zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilët do të shikojnë ecurinë e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. (Irma)