Pjesë të Azisë përfshihen nga nxehtësia ekstreme mes ndryshimeve klimaterike
2023-05-13 13:09:50

 Foto:VCG

Foto:VCG

Temperatura të larta të rrezikshme janë regjistruar në pjesë të ndryshme të rajonit të Azi-Paqësorit, si Malajzia, Nepali, Bangladeshi, India, Tajlanda, Vietnami etj., njoftoi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), përcjell “Xinhua”.

Sipas të dhënave, nxehtësia intensive e shoqëruar me cilësinë e dobët të ajrit ka rrezikuar shëndetin e miliona njerëzve. Po ashtu, ka pasur një rritje të mprehtë të infeksioneve kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe vdekjeve.

Edhe pse reshjet sporadike të shiut në disa pjesë të rajonit kanë ulur temperaturat dhe një pjesë të ndotjes, kjo nuk ka shkaktuar një ulje të ndjeshme të intensitetit të përgjithshëm të nxehtësisë dhe lagështisë, sipas federatës.

Ashtu si kudo në Azi, vala e pazakontë e të nxehtit ka mbërthyer shumë pjesë të Bangladeshit, duke përfshirë kryeqytetin Dhaka, ndërsa vendi hyn në kulmin e verës. Sipas Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit (BMD), temperatura maksimale në vend të martën u regjistrua në 37.6 gradë Celsius në rrethin perëndimor Rajshahi. (Irma)