Kina ruan zhvillim të qëndrueshëm të prodhimit të grurit
2023-05-12 10:31:25

Foto nga VCG

Kina ka ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm për sa i përket prodhimit të saj të grurit, tha Cong Liang, kreu i Administratës Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike (NFSRA), citon “Xinhua”.

Shkalla e vetëmjaftueshmërisë ushqimore të vendit është mbi 100 për qind, tha Cong në konferencën për shtyp të organizuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit, duke shtuar se shkalla e vetëmjaftueshmërisë së drithërave është mbi 95 për qind.

Pjesa e grurit për frymë të vendit është rreth 480 kg, më e lartë se linja e sigurisë e njohur ndërkombëtarisht prej 400 kg, vuri në dukje Cong.

Blerja vjetore e grurit në Kinë ishte mesatarisht në 400 miliardë kg, sipas Cong.

Qeveria qendrore ngriti çmimin minimal të blerjes së grurit me 4 cent për kilogram këtë vit në 2.34 juan (rreth 0.34 dollarë amerikanë), për të mbrojtur përfitimet e fermerëve, tha në konferencën për shtyp Lu Jingbo, nënkryetari i NFSRA-së.

Prodhimi i sojës në Kinë u rrit në një nivel rekord prej më shumë se 20 milionë tonë në vitin 2022, tha Lu, shumë më tepër se konsumi ushqimor i sasisë vendase të sojës, që ishte në 13-15 milionë tonë në vit. (Irma)