Në takimin katërpalësh në Moskë u ra dakord për të mbledhur udhërrëfyes për normalizimin e lidhjeve Siri-Turqi
2023-05-12 14:33:15

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua në Moskë me homologët e tij nga Irani, Siria dhe Turqia, ku ata propozuan të hartohej një udhërrëfyes për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, citon “Xinhua”.

Të katër palët ranë dakord të emërojnë zëvendësministrat e tyre të Jashtëm për të përgatitur udhërrëfyesin, duke synuar avancimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë. Ata do të punojnë me Ministritë e Mbrojtjes dhe Shërbimet Speciale të katër vendeve.

Në deklaratë thuhet se pjesëmarrësit pohuan përkushtimin e tyre ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe angazhimin e tyre për luftimin e terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Po ashtu, ata theksuan rëndësinë e rritjes së ndihmës ndërkombëtare për Sirinë dhe lehtësimin e kthimit vullnetar dhe të sigurt të refugjatëve sirianë në atdheun e tyre. (Irma)