Dita e Markës e Kinës: Markat kineze në qendër të vëmendjes botërore
2023-05-11 16:53:15

CFP

CFP

CFP

CFP

Që prej vitit 2017, më 10 maj të çdo viti shënohet Dita e Markës e Kinës. Për të promovuar markat kineze te konsumatorët globalë, këtë vit, nga 10 deri më 14 maj, në Qendrën Botërore të Konferencave dhe Ekspozitave të Shangait organizohen aktivitetet e Ditës së Markës të Kinës.

Me temën "Markë kineze, përhapje globale", në Ditën e Markës të Kinës të vitit 2023, afro 1000 ndërmarrje kineze kanë ekspozuar produktet e tyre në Ekspozitën e Shangait.

Në vitet e fundit, markat kineze janë bërë më të njohura e më të vlerësuara në tregun global. Në raportin e vitit 2023 të "Global 500", të publikuar nga "Brand Finance", një kompani e pavarur konsulence drejtuese në botë për vlerësimin e markës, markat kineze zënë 79 vende në listën e 500 markave më të vlefshme të botës.

Kina ka vlerën e dytë më të lartë të kombinuar të markave në listën e "Global 500", vetëm pas ShBA-së. Vlera e përgjithshme e 79 markave kineze arrin në 1.4 trilionë, duke zënë 18 për qind të vlerës së përgjithshme të 500 markave më të njohura. (Xu Guang) 

CFP

CFP

CFP

CFP