Disa vende paralajmërojnë udhëtarët në ShBA për dhunën me armë
2023-05-11 15:51:05

Foto nga VCG

Revista amerikane "Newsweek" raportoi të martën se një sërë të shtënash masive në ShBA së fundmi kanë shkaktuar vigjilencën e vendeve të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja etj. Këto vende u kanë dhënë paralajmërime turistëve në ShBA për dhunën me armë, duke i këshilluar të marrin masa paraprake sigurie kur vizitojnë ShBA-në.

Në këshillat e saj për udhëtimin në ShBA, Kanadaja i paralajmëron udhëtarët që të familjarizohen me mënyrën se si të përballen me një person të armatosur dhe u sugjeron të marrin masa paraprake sigurie gjatë qëndrimit në ShBA.

Këshillat e udhëtimit të Australisë theksojnë se krimi i dhunshëm është më i zakonshëm në ShBA sesa në Australi dhe se krimi me armë është gjithashtu i zakonshëm. Nëse jeton në ShBA, duhet të mësosh dhe të zhvillosh trajnime për të shtënat.

Qeveria britanike lëshoi gjithashtu një paralajmërim për qytetarët britanikë për krimet e dhunës me armë në ShBA, duke i këshilluar që të kenë kujdes kur udhëtojnë në zona të panjohura të ShBA-së dhe të shmangin ecjen vetëm në vende ku ka pak njerëz, veçanërisht gjatë natës.

Sipas të dhënave, që nga fillimi i vitit ka pasur 208 të shtëna masive në të gjithë ShBA-në. (Çang Çuo)