Në përgjigje të intensifikimit të konfliktit palestinezo-izraelit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin i bëri thirrje të enjten në një konferencë shtypi bashkësisë ndërkombëtare, sidomos vendeve me ndikim të madh, që të luajë rol efektiv dhe të nxisë çpërshkallëzimin e situatës.
Foto: VCG
Sipas njoftimeve, Izraeli nisi përsëri sulme ajrore në Zonën e Gazës, duke shkaktuar viktima, ndërsa grupet e armatosura në Rripin e Gazës lëshuan më shumë se 400 raketa drejt Izraelit. Aktualisht, Egjipti është duke ndërmjetësuar një armëpushim.
“Pala kineze është e shqetësuar për intensifikimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, që ka shkaktuar shumë viktima civile. Kina u bën thirrje palëve të përfshira, veçanërisht Izraelit, që të ruajnë qetësinë maksimale, të pushojnë zjarrin menjëherë dhe të ndalojnë vazhdimin e përshkallëzimit të situatës. Pala kineze vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit të Egjiptit e palëve të tjera dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos vendeve me ndikim të madh, që të luajë rol efektiv dhe të nxisë çpërshkallëzimin e situatës,”theksoi zëdhënësi i diplomacisë së Kinës.