Nis punimet Samiti i 42-të i ASEAN-it
2023-05-11 15:41:11

Foto nga VCG

Samiti i 42-të i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) filloi zyrtarisht në qytetin Labuan Bajo në Indonezinë lindore të mërkurën në mëngjes, me presidentin indonezian Joko Widodo që kërkoi unitet dhe integrimin ekonomik të ASEAN-it, që blloku rajonal të luajë një rol qendror në paqen dhe zhvillimin rajonal, shkruan “Xinhua”.

“Me unitet, ASEAN do të jetë në gjendje të jetë një lojtar qendror në arritjen e paqes dhe zhvillimit”,- vuri në dukje ai në fjalimin e hapjes.

Këtë vit, samiti nën kryesimin e ASEAN-it të Indonezisë ka temën “Çështjet ASEAN: Epiqendra e Rritjes”. Indonezia ka shprehur besimin se blloku do të mbetet një qendër e rritjes rajonale dhe globale, duke u fokusuar në përpjekjet për ta bërë ASEAN-in një rajon ekonomik me rritje të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në terma afatgjatë.

Banka Aziatike për Zhvillim parashikoi në fillim të prillit se prodhimi i brendshëm bruto i Azisë në zhvillim do të rritet me 4.8 për qind këtë vit dhe në 2024-n, nga 4.2 për qind në 2022-shin, duke vënë në dukje se rritja në rajonin Azi-Paqësor mbetet elastike.

Në dekadën e fundit, rritja mesatare vjetore e ASEAN-it arriti në 3.98 për qind, mbi mesataren e rritjes ekonomike globale prej 2.6 për qind, treguan të dhënat e ASEAN-it. (Elona)