CMG: Pse ende mbetet e errët çështja e punës së fëmijëve në ShBA
2023-05-11 21:38:22


Sipas Departamentit të Punës të ShBA-së, në vitin 2022 miliona adoleshentë amerikanë u punësuan në bujqësi, shërbime ushqimore, shitje me pakicë, argëtim dhe ndërtim, dhe shumica e tyre janë fëmijë emigrantësh. Agjencia “Reuters” raportoi se, që nga viti 2018 është rritur me gati 70 % puna e paligjshme e fëmijëve në ShBA.

Foto: VCG

Foto: VCG

Si vendi “fener i të drejtave të njeriut”, pse drita nuk ndriçon të miturit që detyrohen të punojnë në ShBA, pyet në një koment të sajin CMG-ja.

Një ndër arsyet kryesore janë mangësitë në sistemin juridik amerikan. Në ShBA, disa ligje mbi punën e fëmijëve u nxorën nga qeveria amerikane në fillim të shekullit të 20-të nën presionin e përparimit shoqëror. Këto ligje nuk ndalojnë, por vetëm kufizojnë punën e fëmijëve, duke e bërë të ligjshëm punësimin e fëmijëve në disa sektorë.

Për shembull, për sa i përket moshës së fëmijëve në punë, ligji federal i ShBA-së ndalon punën e rrezikshme për të miturit nën 18 vjeç. Por sipas Aktit të Standardeve të Punës së Ndershme të shpallur në vitin 1938, mund të punësohen të miturit mbi moshën 14 vjeç në sektorë jo të rrezikshëm.

Foto: VCG

Foto: VCG

Për sa u përket sektorëve të punës së fëmijëve, ligjet amerikane ndalojnë fëmijët që të punojnë në shumicën e sektorëve përveç bujqësisë. Sipas të dhënave nga organizata jofitimprurëse Qendra për Shëndetin e Fermerëve Amerikanë, ka nga 300 mijë deri 800 mijë të mitur që punojnë në ferma në ShBA, dhe një pjesë prej tyre janë më pak se dhjetë vjeç.Përveç kësaj, kostoja e ulët e shkeljes së ligjit i lejon shumë kompani amerikane që të përfitojnë nga mangësitë. Sipas ligjit të ShBA-së, dënimi maksimal civil për punësimin e paligjshëm të një punonjësi fëmijë është vetëm 15 mijë dollarë. Fëmijët e mbrojtur përfshijnë vetëm shtetasit amerikanë dhe jo ata që nuk kanë marrë statusin zyrtar.

Pse sistemi ligjor i ShBA-së për punën e fëmijëve është kaq i mangët? 

ShBA-ja është një vend kapitalist i krijuar nga emigrantët dhe ishte shumë e zakonshne pjesëmarrja e fëmijëve në punë në periudhën e hershme. Sidomos gjatë periudhës kur skllavëria ishte e përhapur në Jug, puna e fëmijëve ishte më e zakonshme dhe fëmijët e trafikuar afroamerikanë zinin përqindje të madhe. Në vitin 1791, ministri i atëhershëm i Thesarit i ShBA-së, Alexander Hamilton, tha se fëmijët mund të jenë burim i punës së lirë. Minierat dhe fermat në ShBA filluan të përdornin punën e fëmijëve. Në thelb, ky është mëkati origjinal i skllavërisë dhe pjesë e diskriminimit sistematik racial në ShBA.

Në të njëjtën kohë, lufta partiake në ShBA e bën të pazgjidhur çështjen e punës së fëmijëve.

Fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja, dhe përbëjnë një grup të dobët që duhet të mbrohet në çdo shoqëri. Por në ShBA, fëmijët janë burim i punës së lirë. Deri më tani, ShBA-ja është e vetmja ndër 193 vendet anëtare të OKB-së që nuk ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Kur politikanët amerikanë konsumojnë produktet nga puna e detyruar e fëmijëve, ndërkohë që tregojnë me gisht situatën e të drejtave të njeriut në vendet e tjera, ata në fakt po zbulojnë hipokrizinë, standardet e dyfishta dhe "errësirën nën dritë" të të drejtave të njeriut në ShBA. (Li Huailiang/Artan)