Dhuna me armë ka vrarë 14.600 persona në SHBA këtë vit
2023-05-10 13:17:10

Foto nga VCG

Deri më 7 maj, 192 sulme masive me armë kanë ndodhur këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat e Arkivit mbi Sulmet me Armë, cituar nga “China Daily”, tregojnë se nga këto sulme janë vrarë të paktën 273 njerëz dhe 781 të tjerë janë plagosur.

Në total, të paktën 14.600 njerëz janë vrarë në incidente të ndryshme të lidhura me armët këtë vit.  (Elona)