Bujqësia e zgjuar hap një rrugë të re për emigrantët në Gansu
2023-05-09 11:21:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Projekti inteligjent i serrës ka aplikuar teknologjinë e kontrollit të mjedisit, teknologjinë e ciklit të ujit dhe plehrave, shkruan “China Daily”.

Domatet e prodhuara në Gulang Yuehai, një projekt bujqësor inteligjent në zonën e emigrantëve në Huanghuatan të qarkut Gulang, provincën Gansu, kanë shije të mirë dhe shiten mirë, duke nxitur punësimin e një numri të madh fermerësh në zonën e emigrantëve në Huanghuatan. Të ardhurat mesatare mujore të fermerëve të punësuar tejkalojnë 4000 juanë (578.45 dollarë).

Qarku Gulang është një bazë e famshme e prodhimit të ushqimeve të gjelbra natyrore dhe produkteve bujqësore me kushte superiore gjeografike dhe klimaterike dhe ndriçim të mjaftueshëm.

Vitet e fundit, qeveria vendore është angazhuar për ndërtimin e bujqësisë së zgjuar dhe futjen e një sërë sipërmarrjesh me përmbajtje të teknologjisë së lartë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave të emigrantëve vendas. (Fatosi)