Hunan i Kinës raporton rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme me Afrikën në tremujorin e parë
2023-05-08 14:34:12

Foto nga VCG

Provinca Hunan e Kinës qendrore regjistroi rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme me vendet afrikane në tre muajt e parë të vitit, me vëllimin e tregtimit që arriti në 14.47 miliardë juanë (rreth 2 miliardë dollarë amerikanë), njoftoi Dogana e kryeqendrës së provincës Changsha, citon “Xinhua”.

Shifra përfaqëson një rritje prej 82.9 për qind në baza vjetore. Hunan është mikpritës afatgjatë i Ekspozitës Ekonomike dhe Tregtare Kinë-Afrikë. Sesioni i tretë i ekspozitës, i planifikuar në qershor, pritet të nxisë më tej rritjen e tregtisë dypalëshe.

Në tremujorin e parë, eksportet e Hunanit në Afrikë arritën në 11.19 miliardë juanë, një rritje prej 131.2 për qind në baza vjetore, ndërsa importet u rritën me 6.8 për qind në 3.28 miliardë juanë.

Ndërmarrjet private kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë së jashtme. Eksportet përfshinin kryesisht produkte mekanike dhe elektrike, si dhe çelik, ndërsa artikujt kryesorë të importit ishin minerali i metalit dhe materialet e bakrit.

Tregtia e jashtme e Hunanit me Afrikën e Jugut përbënte 19.1 për qind të tregtisë totale të provincës me Afrikën në tremujorin e parë, e cila ishte 2.77 miliardë juanë, një rritje prej 8.3 për qind në baza vjetore. (Fatosi)